• |
ide | kryesore

(VIDEO) Francë/ Kandidati për President, Fillon goditet me miell

Arkiva, Planet
1491506579FrancoisFillon-788805.jpg



Fushata elektorale për kandidatin presidencial Francois Fillon ka marrë një kthesë të çuditshme ditën e sotme. 63-vjeçari u godit me miell teksa po shkonte drejt podiumit në një mitin në qytetin Strasburg.

Ndaj Fillon janë hedhur shumë akuza, pasi dyshohet se pagoi gruan e tij me mijëra euro për punë të cilat ajo nuk i kishte bërë.

Sulmi nuk e ndali Fillon-in të mbante fjalimin e tij. Ai akuzoi kundërshtarët e tij se po bëjnë gjithçka që t’a detyrojnë të tërhiqet nga gara presidenciale.

Megjithatë, skandali i ka kushtuar shtrenjtë Fillonit, pasi sondazhet e rendisin të tretin pas udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidatit të pavarur Emmauel Macron. /LAPSI.AL/