• |
ide | kryesore

Ai i propozon,por Emma Stone i thotë jo!

Arkiva, Paparazzi
5ef4183a659bcd91c01b8cf2bbe76613.jpg



Një 17-vjeçar bëri propozimin më epik për mbrëmjen e maturës: Ftoi aktoren e famshme Emma Stone ta shoqëronte në festën e fundit të shkollës së mesme.

Nuk ishte një propozim i zakonshëm: Jacob Staudenmaier rishkroi tekstin e këngës së filmit “La la Land”, ku luan Emma, duke i vënë titullin: “Emma Stone, si thua për mbrëmjen e maturës?”

E megjithatë, të gjitha këto nuk mjaftuan për t’ia mbushur asaj mendjen që të shkonte vërtet në festë me djalin. Megjithatë, ai u bë i famshëm: pse, pak është?

I ftuar në emisionin “Good Morning America”, Jacob tregoi se Emma Stone i ishte përgjigjur propozimit të tij duke e bërë pak a shumë, të lumtur. Themi pak a shumë, sepse sidoqoftë mbetet një “Jo”, por është një “Jo” shumë e bukur për Jacob, pasi ajo i shkruan se është shumë e nderuar nga propozimi i tij dhe se ai i ngjan aktorit seksi, Ryan Gosling.

“Jacob, të falenderoj për propozimin më të mrekullueshëm që kam marrë ndonjëherë.”, tregoi Jacob se i kish shkruar Emma, “Për momentin, jam duke punuar në Londër. Por shpresoj që t’ia kalosh sa më mirë në mbrëmjen e maturës, të jam shumë mirënjohëse që mendove për mua. Faleminderit!”