• |
ide | kryesore

Biseda e aktores me Ilir Metën: O seks simboli i Parlamentit…(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
97cb0dae3f4f566b48f735ff4f841db0.jpg



Aktorja Marjana Kondi gjatë intervistës me Ermal Mamaqin ka treguar për një histori që ka ndodhur midis saj dhe Ilir Metës.

Marjana ka treguar se ka qenë duke punuar për një shfaqje së bashku me aktorin Erand Sojli në Elbasan, gjatë të cilës mori një mesazh të formuluar mjaft bukur nga Meta:”Përqafime, Ilir Meta”.

Aktorja ka menduar se kjo ishte një shaka e bërë nga miku i saj Dashnor Diko dhe nuk ka ngurruar t’i kthejë një mesazh të nxehtë.

Ua, ti simpatik i madh, ku je kryetari i Kuvendit, seks simboli i Parlamentit, ti që i hedh gratë tuç në tokë, se ke qenë edhe në mundje, me trupin tënd. Të puth, me afsh, që të shijon dhe të … Jozefina Topalli”,- ky ishte mesazhi që Mariana mendoi se ai nisi mikut të saj. Më pas ajo i ka telefonuar Dashnor Dikos për t’i thënë se e kishte kuptuar shakanë, por përgjigja e Dikos e ka lënë pa fjalë. E tmerruar nga fjalët që këngëtari i kishte thënë, ajo i ka kërkuar bashkëshortit të saj t’i dërgojë mesazh Metës për ti kërkuar falje dhe shpjeguar situatën.