• |
ide | kryesore

Gaz Paja u ofendua arrogant, “Kam shoqëri me status, nuk kam kohë për të tjerët”(VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
d98f7d19fa16fd1d32ffe6ba03d63453.jpg



Vetëm dy muaj më parë, aktori Gazmend Paja u bë pjesë e mediave online falë një debati me një gazetare në konferencën për shtyp për premierën e shfaqjes “Çfarë pa kryeshërbëtorja” 

Reagimi i aktorit që asokohe u konsiderua si fodull dhe arrogant në rrjetet sociale, u risoll në vëmendje nga moderatoret e emisionit “Thumb”, të cilat e pyetën aktorin përse ai sillet si i tillë.

“Është një këngë që thotë ‘Mos dëgjo se ç’thotë bota’.”- tha fillimisht me humor.

“E para e punës duhet sqaruar a jam. Më vjen keq që është përcjellë kështu, nuk ka qenë ky qëllimi im. Po sa vij e rritem, klasifikoj rrethin tim, që domethënë jam kërkues edhe për një shoqëri jo shumë të fortë, por që të ketë një lloj statusi ose të jetë përpjekur për të bërë një lloj investimi në jetë, përndryshe s’mund të humbas kohë. Kur bëhet fjalë për punën, gjënë që dua më fort, për të cilën kam sakrifikuar shumë, sigurisht që do të kërkoj të luajmë në të njëjtën fushë.Në qoftë se ti vjen nga një kategori tjetër, sigurisht që unë minimumi do të tërhiqem. Kur ti nuk do të tërhiqesh, sigurisht që edhe unë do të kem reagimet e mia.”- u shpreh Paja duke iu referuar debatit me gazetaren në konferencë.

Përsa i përket kërkimit të një fajeje, aktori u shpreh se nëse dikush do të ndihet më mirë me një “më fal”, ai do ta thotë. “Po e kam harruar, se jam shumë i zënë, ti ma kujtove tani.”- u shpreh Paja.