• |
ide | kryesore

Janet Jackson i jep fund martesës

Arkiva, Paparazzi
janey-618x356.jpg



Motra e popstar-it Michael Jackson , Janet Jackson, është ndarë nga burri i saj multimilioner vetëm disa muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë me të, në moshën 50 vjeçare. Ajo është martuar me Wissam Al Mana në vitin 2012.

“Janet dhe Wissiam kanë vendosur se martesa e tyre nuk po funksiononte dhe të dy duhet të vazhdonin rrugën e tyre të ndarë.”– ka thënë për Daliy Mail, mbrëmjen e së shtunës, një mik i ngushtë i Jackson.

Një zgjidhje e divorcit duket se do të jetë shumë komplekse dhe e kushtueshme për biznesmenin nga Qatar, Al Mana i cili vlersohet të ketë një pasuri rreth 1 miliardë dollarë.
Kur çifti u martua, kishte spekulime të pakonfirmuara, se Janet ishte kthyer në muslimane, për shkak se ajo kishte vendosur një shall në kokë. Kjo është martesa e tretë për këngëtaren, e cila është martuar për herë të parë me këngëtarin James Debarge në vitin 1984, por çifti u nda një vit më vonë. Burri i saj i dytë ishte balerini meksikan Rene Elizondo.