• |
ide | kryesore

(video) Linda Halimi ndërpret këngën në Eurovision, kërkon të këndojë live

Arkiva, Paparazzi
Capturefff.JPG



Këngëtarja Lindita Halimi, ka nisur turin e saj promovues të këngës “World” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Turin e nisi me eventin “Eurovision in Concert” në Amsterdam.

Halimi doli në skenën e “Eurovision in Concert”, por pas disa sekondash ajo ka ndërprerë përformancën e saj, pasi refuzoi të këndojë playback.

Këngëtarja shqiptare kërkoi që të ndalet kënga duke thënë se deshironte të këndonte live. Pas kësaj publiku ka nisur ta duartrokasë gjestin e saj. Ky reagim i Linditës është pritur mirë nga fansat e Eurovisionit. Shqipëria do të prezantohet në Eurovision në natën e parë të koncertit më 9 maj, ku Lindita do të këndojë e katërta.