• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Michael Buble: “Falë Zotit, djali im është mirë”

Arkiva, Paparazzi
642162__HyeSF2m9ag.jpeg



Bashkëshortja e këngëtarit Michael Buble, Luisana Lopilato ka thyer heshtjen për herë të parë që kur djali i saj Noah nisi betejën me kancerin.

Duke folur mjaft e lumtur se djali i saj po shërohej nga sëmundja, ajo falënderoi doktorët, fansat dhe producentin e filmit të saj të ri, i cili ndaloi xhirimet në mënyrë që ajo të ishte pranë djalit të saj.

“Falë Zotit, djali im është mirë. Kur ndodhin gjëra të tilla në jetën tonë, ti ndryshon jetën tënde. Na ndodhi ne. Tani e vlerësoj jetën më shumë, të tanishmen dhe të sotmen. Dua të falënderoj njerëzit për mbështetjen e tyre, lutjet dhe dashurinë e tyre”, ka thënë Lopilato. Djali i tyre 3-vjeçar Noah u diagnostikua disa muaj më parë me kancer në mëlçi, dhe iu nënshtrua një trajtimi intensiv.