• |
ide | kryesore

Si iu thye Ramës gërshëra që nxorri te Ylli Rakipi (Foto)

Arkiva, Pikante
Screen Shot 2017-04-11 at 10.48.08 AM.png



Kryeministri Rama nxorri një gërshërë të thyer dhe disa pajisje të tjera mjekësore në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, për të treguar si e gjeti “Rilindja” shëndetësinë. Jo të paktë ishin ata që dyshuan për një inskenim me qëllim për ta bërë sa më të besueshëm versionin e kryeministrit dhe sa më dramatike gjendjen në shëndetësinë që kishte lënë qeveria e shkuar. Por një “meme” e hedhur në internet ka zbulur arsyen më të besueshme deri tani se si u thye gërshëra. Sipas saj, kjo avari ka ndodhur teksa kryeministri po priste thonjtë. Kur tregoi gërshërën, në ekran ra në sy një thua i paprerë i Ramës, që sipas “memes” rezulton të ketë qenë thoi që ka thyer gërshërën. /Lapsi.al