• |
ide | kryesore

Vajza e Madonnës befason në plazh, e padepiluar(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
502bead7f8b9dd2962c4a8f7bd5b62fb.jpg



Vajza 20-vjeçare e Madonna-s ka tërhequr vëmendjen teksa ishte duke kaluar pushimet me miqtë e saj në Miami.

Pa u shqetësuar fare dhe në superformë, Lourdes nuk hezitoi të shfaqte qimet e padepiluara në pjesën e sqetullës.

E shtrirë në shezllon, 20-vjeçarja po shijonte rrezet e diellit, ndërkohë që pranë saj ndodheshin dhe miqtë dhe ai që mendohet se është i dashuri i ri. Ashtu si e ëma e saj që shpeshherë është bërë objekt i paparazzëve në momente të ndryshme intime të saj, edhe Lourdes ka bërë të njëjtën gjë. Sëbashku me qimet e sqetullave, dalloheshin dhe tatuazhet e shumta të saj. Në pjesën e sipërme të krahut ajo ka bërë një shigjetë, ndërsa në pjesë të tjera të trupit ka shkruajtur “mami dhe babi” dhe “R” në emër të vëllait Rocco.