• |
ide | kryesore

Volejbollistet italine, nudo për fitoren(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
VOLLEYBALL_AT_WILLAMALANE_9_16dff142-77f9-4703-903c-261d5426d228.jpg



Një fitore i ka bërë më shumë se të lumtura volejbollistet e skuadrës së USD Altair di Vicenza-s, të cilat kanë zgjedhur të festojnë ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim zakonisht. Vajzat duket se ishin aq të lumtura për ngritjen në një kategori më sipër, saqë vendosën të pozonin pa mbathje dhe në vend të tyre, secila mbante topin tipik të volejbollit.

Më pas kanë qenë vetë që e kanë postuar foton në faqen zyrtare të skuadrës në Facebook dhe siç pritej, reagimet kanë qenë të menjëhershme. Mbështetjen më të madhe sportistet e kanë patur nga fansat, por nuk kanë munguar as komentet kritikuese, edhe pse poza ishte më shumë se origjinale në llojin e saj.

Sipas të përditshmes italiane, www.ilgiornale.it, fotoja është bërë një ngjarje me përmasa më të mëdha nga ç’mund ta imagjinohej. Përveç të tjerave, dashur pa dashur, poza e tyre shërbeu gjithashtu si një strategji marketingu me efekt të menjëhershëm për skuadrën.