• |
ide | kryesore

Analiza/ Përse dështoi Barcelona përballë Juventus (FOTO/VIDEO)

Arkiva, Sport
yui.jpg



Barcelona e Luis Enrique dominoi në Torino për mbajtjen e topit dhe pasimet, por vrapoi më pak dhe kjo është ndoshta arsyeja e humbjes përballë bardhezinjve…

“Nuk mjafton të jesh superior teknikisht, nëse nuk vrapon…” – thotë një fjalë e urtë në botën e futbollit. Ajo që ndodhi mbrëmjen e së martës në Juventus Stadium në sfidën e Champions League mes Juventus dhe Barcellona ishte një demonstrim i qartë i këtij proverbi.

Nëse blaugranët dominuan në disa nga statistikat që vërteton nivelin teknik të skuadrës që ka në dispozicion Luis Enrique, në nivelin e vrapimit në fushë katalanasit u kaluan nga bardhezinjtë e Allegrit që hodhën bazat e një fitoreje të madhe për “Zonjën e vjetër”.

Barcellona ka një avantazh të dukshëm në zotërimin e topit. Në fund të garës katalansit llogaritën 68,1% të kohës me top përballë 31,9% nga Juventus. Katalansit kishin edhe numrin më të madh të pasimeve të sakta: 91% kundër 82% të bardhezinjve. Një e dhënë e ngjashme edhe për numrin e pasimeve: 560 ata blaugrana kundër 230 të padronëve të shtëpisë.

Situata ndryshon kur flitet për lëvizjen në fushë. Nga ajo që thonë shifrat, Juventus vrapoi 9,1 km më shumë se kundërshtarët spanjollë. Të gjithë lojtarët e Luis Enrique vrapuan 99,7 km ndërsa ata të Allegri 108,8 km. Barcelona vrapoi 5 km më shumë edhe në sfidën ndaj PSG, por sërish humbi 4-0. Tashmë mediat spanjolle kërkojnë një tjetër “përmbysje”, por italianët e kanë bërë të qartë: “Ne nuk jemi PSG!”.

Analiza e Goal.com mbyllet me pamjen që dha Barcelona. “E ngadaltë dhe shumë pak konkrete”- thuhet për katalansit. Mediat italiane ndërkohë e kanë cilësuar historik rezultatin e marrë ndaj spanjollëve. Me nota të larta është vlerësuar argjentinasi Dybala, por edhe trajneri Allegri. /lapsi.al/