• |
ide | kryesore

Gruaja simbol i eksodit kosovar: E futëm vajzën në furrë, menduam se vdiq

Arkiva, Paparazzi
be602c548d784664c2b293db051842df.jpg



18-vite më vonë, nëna dhe vajza e saj, fotoja e së cilave u shfaq në kopertinën e prestigjiozes “Time” në vitin 2001, ishin të ftuara në studion e “Pasdite në Top Channel” ku treguan edhe njëherë tmerrin e atij rrugëtimi të mundimshëm.

Sherife Luta rrëfeu se ajo së bashku me të bijën janë larguar nga fshati herët në mëngjes, më 8 mars 1999. “Iu bashkuam banorëve të fshatit dhe dolëm në mal.”- tregoi Sherifja duke shtuar se kanë ecur për 24 orë në këmbë, pa ngrënë asgjë. Ajo rrëfeu se i gjidhë udhëtimi është bërë në temperature shumë të ulëta dhe se madje në një moment ishte trembur për jetën e së bijës, Besjanës.

“Besa nuk qau për 10 minuta dhe të gjithë menduam që kishte vdekur. Kunata ime e mori dhe e futi në furrë.”-rrëfeu Sherifja, e cila shpjegoi se ky veprim i dëshpëruar në fakt i shpëtoi jetën së bijës.

“Vjaza u ngroh dhe kur filloi të qante, e gjithë dhoma shpërtheu në duartrokitje.”- tregoi më tej ajo.