• |
ide | kryesore

Marina largohet nga pogrami sportiv?!

Arkiva, Paparazzi
marina.jpg



Kampionatet e futbollit evropian, ashtu si dhe ai shqiptar kanë hyrë në fazën e tyre të fundit. Edhe pak javë na ndajnë nga shpallja e kampionëve, ndërkohë që me përfundimin e tyre pritet të marrin edhe pushimet stafet e emisioneve sportive, duke shtuar këtu edhe faktin se këtë vit nuk ka kampionat evropian apo botëror.

Ditët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm të Marina Vjollcës. Arkiva Shqip shkruan se emri i saj është diskutuar për një emision fëmijësh megjithëse nuk ka ndonjë konfirmim. Për më tepër është përfolur edhe për emrin e zëvendësueses, e cila sipas të njëjtave burime quhet Xhejmsi.