• |
ide | kryesore

VIDEO SKANDAL/ Trajneri u kërkon lojtarëve të shesin ndeshjen

Arkiva, Sport
aeddddd.jpg



Mediat e Kosovës kanë publikuar një video që tregon anën e errët të futbollit. Aty shihet Gëzim Hasi, trajner i skuadrës “Ballkani” që u kërkon lojtarëve në dhomën e zhveshjes të tolerojnë ndeshjen përballë skuadrës “Ramiz Sadiku”. Të dyja këto skuadra luajnë në kategorinë e dytë të Kosovës. Trajneri thotë se këtë ia ka kërkuar presidenti i ekipit Florim Kryeziu. Gjithsesi trajneri u thotë futbollistëve se ata mund të zgjedhin në këtë situatë dhe nëse duan ta fitojnë lojën, atëherë le ta bëjnë këtë. Dhe në fakt ashtu ndodhi. “Ballkani” fitoi 2-1 këtë takim. Edhe në video dëgjohet një nga futbollistët që del kundër tolerimit të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje në skuadër plasën pakënaqësitë. Disa futbollistë u larguan nga skuadra shkruan Indeksonline.