• |
ide | kryesore

“YFSF” largon Xumin dhe Marjana Kondin sepse…

Arkiva, Paparazzi
YFSF-Final.jpg



Largimi i Marjana Kondit dhe Xum Allushit nga spektakli “Your Face Sound Familiar” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, fillimisht pas mungesës së tyre në spektakël, e më pas edhe për shkak të heshtjes së producentëve këtë të hënë. 

Mungesa e tyre për herë të dytë zgjoi dyshimet se largimi i tyre është përfundimtar. Por çfarë ka ndodhur mes aktorëve dhe produksionit dhe cila është e vërteta e largimit të tyre nga “Your Face Sound Familiar”? E kontaktuar nga “GSH”, aktorja e njohur Marjana Kondi ka konfirmuar lajmin. “Nuk na hoqem, ikëm vetë”, ka thënë me humor Marjana Kondi, e cila në vazhdim ka shpjeguar se largimi i saj dhe i Xum Allushit ka ardhur për shkak të përfundimit të kontratës me “Your Face Sound Familiar”. “Kontrata jonë ishte një mujore dhe përfundoi”, ka shpjeguar më tej aktorja, e cila thekson se nuk ka asnjë prapaskenë, apo gjë të madhe që fshihet pas. “Nuk ka ndonjë gjë të madhe, thjesht ka mbaruar kontrata”, përfundon ajo. “Marrëdhëniet tona me produksionin, veçanërisht me Vera Grabockën janë jashtëzakonisht të mira dhe korrekte, natyrisht edhe me Alketën. Kanë qenë të mira që nga “Dance with me” dhe vazhdojnë të jenë”, shprehet më tej Marjana Kondi.