• |
ide | kryesore

Felipe Melo: “Unë majmun? E tradhton gruaja me ndonjë të zi!”

Arkiva, Sport
111125925-0d45d656-3c8b-4b2a-b83b-63440c2c52bc.jpg



“Më quajti majmun gjatë gjithë lojës”. Kështu mesfushori brazilian Felipe Melo akuzoi Gaston Rodriguez pas sfidës mes Palmeiras dhe Penarol (3-2) e vlefshme për Coppa Libertadores.

“Mendoj se edhe në imazhet televizive kjo mund të vërtetohet. Nuk e di përse ai u soll kështu. Duhet të ketë ndonjë problem. Ndoshta gruaja e tij e ka tradhtuar me ndonjë të zi”.

Megjithatë ish-lojtari i Inter thotë se nuk do të bëjë denoncim.

“Janë gjëra që ndodhin. Nëse do të kisha qenë Felipe Melo i kohëve të para do ta kisha goditur, por falë Zotit tani di të kontrollohem”.

Çështja duket sikur është mbylluar pasi është vënë re se Rodriguez ka shkuar te Felipe Melo t’i kërkojë falje./lapsi.al/