• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet i forti që kërkon Luana Vjollcën, u kap me pistoletë nga policia

Arkiva, Paparazzi
14088575_176249492785186_6296445060059028949_n.jpg



Personi që shihni në foto është Besmir Lila, i riu që i doli në rrugë Luana Vjollcës një ditë më parë dhe më pas u konfliktua me të dashurin e bukuroshes së ekranit shqiptar.

Në rrjetet sociale, duket që Lila është një fans i Luanes, pasi e ndjek në çdo postim dhe shpërndan fotot që ajo publikon në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në Unazën e Re në Tiranë, pranë Hotel “Roland”.

Besmir Lila e ka përndjekur edhe mbrëmë prezantuesen e njohur, ndërkohë që ka goditur mikun e saj Krenar Çocajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës.

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrin, ndërsa gjatë kontrollit fizik, ju gjet dhe iu bllokua një pistoletë, pa numër.