• |
ide | kryesore

Kim Jong-Un po përshtat ndëndetëset për armatim nuklear. Gadishulli korean në panik

Arkiva, Planet
kim-observing.jpg



Kim Jong-Un po përshtat flotën e tij detare të ndëndetëseve për të futur raketat nukleare në to. Sipas mediave amerikane, këto manovra po kryhen pas përshkallëzimit të tensioneve me Perëndimin dhe deklaratave të Trump se bota nuk mund të ndjehet më e kërcënuar nga shteti i izoluar komunist.

Eksperti i sigurisë, Bruce Klinger tha për CNBC: “Duhet të jemi vigjilentë për atë që ka ndërmend të bëjë Kim Jong Un. Është një kohë e tensionuar”. 

Po ashtu edhe Korea e Jugut nga ana tjetër është vënë në gadishmëri të plotë, pasi një zyrtar ushtarak tha se ishin mobilizuar me të gjitha burimet vëzhguese, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.

Dy vite pasi 50 anije, që përbënin 70% të marinës së Pyongyang-ut, u zhdukën nga radari duke përhapur panik tek Korea e Jugut dhe Japonia, si vendet më pranë dhe me marrëdhënie më të tensionuara me Korenë e Veriut. /LAPSI.AL/