• |
ide | kryesore

Ky është njeriu i vetëm të cilit i frikësohet Vladimir Putin

Arkiva, Planet
1_1492076745-1943321.jpg



Kanë kaluar tri vite prej kur rojat në burgun e Artic Circle, i treguan ish-bosit të naftës, Mikhail Khodorkovskyt se është i lirë të bëjë gati bagazhin e tij e të ikë nga burgu.

Me t’u liruar nga burgu, Khodorkovsky fluturoi për në Berlin. Nga atje ka udhëtuar për në Zvicër dhe tani bën shumë aktivitete në Perëndim. 

Dikur mund të linte përshtypjen se ishte një nga njerëzit më të besueshëm të presidentit rus, Vladimir Putin por tani ai është kthyer në një aktivist pro-demokratik.

Ai mban fjalime nëpër qendra europiane dhe Putini i frikësohet rikthimit të tij në Moskë, shkruhet në një artikull të New Yorker, transmeton Express.

I pyetur nga Le Monde nëse një ditë do të kthehej në Rusi, Khodorkovsky ka thënë se këtë mund ta bëjë “kur të vie koha”. Ndërkaq, për presidentin rus, Vladimir Putin, ai ka thënë se “nuk mund të jetë aspak falënderues ndaj tij”.

Mikhail Khodorkovsky Borisovich është një biznesmen rus në mërgim, filantrop dhe ish-oligark, tani shtetas i Zvicrës. Pasuria e tij arrin në 500 milionë dollarë. /Express