• |
ide | kryesore

Mesazhet kërcënuese për Luanën: “Të pres poshtë shtëpisë”

Arkiva, Paparazzi
17887445_1324266134277671_1582177159_o-1-768x574.jpg



Ai ishte kthyer nga Anglia, e prej 2016­ës, i ishte shkrepur në kokë të besdiste prezantuesen, duke i shkruar mesazhe të ndryshme në rrjetet  sociale, kryesisht Instagram, por edhe ndjekur nga pas në kohën që ajo dilte nga puna. “Panorama” ka mësuar se Besmiri e priste pothuajse çdo ditë pasi ajo dilte nga puna në “TCH”.

Ndërsa në mesazhet e dërguara i shkruante se “do të të ngjitem lart në shtëpi” apo “të pres poshtë”. Një ditë më parë, Luana kur ka dalë nga puna, ka qenë duke ikur për në shtëpi me makinën e saj Audi, por nga pas kishte edhe maniakun me një automjet Fiat Punto që e përndiqte.

Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e mikut të saj Krenar Cocaj, i cili ishte nga pas makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh.