• |
ide | kryesore

Përleshje dhe kaos mes tifozëve, shtyhet Lyon – Beshiktash (FOTO/VIDEO)

Arkiva, Sport
214605228-7f06370f-6446-40a4-8fe8-f5fe2c7fbed3.jpg



Ndeshja e Ligës së Europës mes Olimpik Lion dhe Beshiktash është paraprirë nga kaosi për shkak të incidenteve që kanë ndodhur gjatë gjithë pasdites në qytetin francez. Kjo ka bërë që autoritetet të vendosin për shtyrjen e takimit me te pakten 45 minuta.

Tifozët turq dhe ato francezë janë përplasur në pjesë të ndryshme të qytetit dhe palët nuk kanë ngurruar që të shkëmbejnë shkelma e grushte edhe me forcat e policisë. Të gjendur nën breshërinë e fishekzjarrëve, policia i është kundërpërgjigjur grupeve të tifozerisë edhe me gaz lotsjellës.

Ndeshja e sotme është cilësuar e rrezikshmërisë më të lartë nga autoritetet lokale të cilat kanë caktuar numra të lartë forcash rendit,

Por pas hyrjes së tifozëve në stadium, tifozët turq kanë hedhur fishekzjarrë drejt atyre francezë të cilët kanë gjetur shpëtim vetëm duke hyrë në fushë, për të shtyrë fillimin e ndeshjes.