• |
ide | kryesore

Përleshje për Luana Vjollcën, kush është 31-vjeçari i arrestuar nga policia

Arkiva, Paparazzi
17911056_1290505274379359_1041639559_n.jpg



Është zbardhur sherri në të cilin është përfshirë mbrëmjen e djeshme prezantuesja Luana Vjollca së bashku me të dashurin e saj dhe një person tjetër që e përndiqte prej kohesh. Behet fjalë për 31-vjeçarin Besmir Lila, i cili prej kohësh ka përndjekur prezantuesen e Top Channel. Pas zënkës që ndodhi në zonën e Unazës së re në Tiranë, policia ka arrestuar në flagrancë rreth orës 23:00, Besmir Lilën, banues në Lundër, i cili është konfliktuar fizikisht edhe me të dashurin e Luanes, Krenar Cocajn.

Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”, Besmir Lila ka ndaluar për t’i folur Luana Vjollcës, të cilën e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që 31-vjeçari nga Tirana ka goditur me grushte, mikun e prezantueses shqiptare, 29-vjeçarin, Krenar Çocaj, banues në Prishtinë, i cili erdhi në ndihmë të Luanës. Gjatë kontrollit fizik, Lilës, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.