• |
ide | kryesore

SHBA sulmon ISIS me bombën më të madhe jo-bërthamore të përdorur ndonjëherë

Arkiva, Planet
3F388BF400000578-4409772-image-a-9_1492103201539.jpg



Një nga zonat e kontrolluara nga ISIS në Afganistan është sulmuar me bombën më të fuqishme jo-bërthamore që SHBA-të kanë në dispozicion.

Ushtria ka përdorur një bombë GBU-43 e cila ka pothuajse 10 tonë eksploziv në përbërjen e saj dhe ka një rreze shpërthimi më shumë se 300 metra. 

Ajo është përshkruar si “nëna e të gjitha bombave” dhe sot Pentagoni konfirmoi se ajo kishte rënë në provincën Nangarhar të Afganistanit, në kufi me Pakistanin. /LAPSI.AL/