• |
ide | kryesore

Sulmi kimik në Siri, Assad: Akuzat ndaj meje të sajuara

Arkiva, Planet
Bashar_al-Assad-600x386.jpg



Qeveria siriane nuk ka fare të bëjë me sulmin kimik në qytetin e kontrolluar nga rebelët, ku mbetën të vrarë më shumë se 80 persona. Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka ripërsëritur në mënyrë kategorike se këto akuza janë 100% të sajuara.  

 “Akuzat se forcat e mia me qëllim i kanë mbytur me gaz helmues civilët janë 100% të sajuara,” ka thënë Assad sot.

Ai ka shtuar se qeveria siriane ka hequr dorë nga depoja e armeve kimike si pjesë e marrëveshjes së vitit 2013. 

                             (Sirianë të vdekur pas sulmit kimik një javë më parë). 

Pas sulmit kimik, Donald Trump urdhëroi goditjen me raketa “Tomahawk” të një depoje ushtarake siriane. Ky urdhër i Presidentit të SHBA-ve solli edhe një reagim të ashpër nga Rusia. Sipas Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, ky sulm që urdhëroi Trump kërcënon marrdhëniet mes dy vendeve. /LAPSI.AL/