• |
ide | kryesore

Tillerson pas takimit me Lavrov: SHBA-Rusi në pikë kritike

Arkiva, Planet
170412055515-02-tillerson-lavrov-0412-large-169.jpg

Takimi mes sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov u mbyll me mosmarrëveshje të mëdha. Pas takimit, Tillerson tha se marrdhëniet mes dy shteteve janë në një pikë kritike. Ai shtoi se dy superfuqitë nuk mund të kenë marrdhënie të tilla.

Pavarёsisht shumё mosmarrёveshjeve lidhur me temat qendrore ka pozione tё pёrbashkёta. “Ne besojmё tё dy nё njё Siri tё paqtё dhe tё bashkuar”, theksoi Tillerson.

SHBA dhe Rusi janë në të njëjtën mendje në lidhje me çarmatimin atomik të Koresë së Veriut. Tё dyja palёt e kanё theksuar “qёllimin e pёrbashkёt”, “qё tё luftojnё pa kompromis kundёr terrorizmit ndёrkombёtar”.

Lavrov theksoi se Rusia pavarёsisht problemeve ёshtё e hapur pёr dialog me SHBA-nё. Aspak unanimitet lidhur me qendrimin ndaj Assad

Lavrov solli në vëmendje gatishmёrinё e presidentit Vladimir Putin, pёr rifillimin e bashkёpunimit me SHBA-nё për hapёsirёn ajrore siriane. Pas sulmit tё SHBA-sё ndaj njё baze tё aviacionit ushtarak sirian më 7 Prill, Rusia e pezulloi marrёveshjen ajrore, sipas sё cilёs tё dyja vendet duhet tё informojnё reciprokisht njeri-tjetrin pёr lёvizjet e avionëve të tyre.

Tillerson tha se sulmi i supozuar me gaz toksik ndaj qytetit sirian Chan Scheichun ёshtё planifikuar, urdhёruar dhe ekzekutuar nga qeveria siriane, ndërsa homologu i tij rus kёrkoi njё “hetim tё pavarur” tё sulmit, sikurse Vladimir Putin dy ditë më parë. Tillerson tha se nё tё kaluarёn qeveria siriane i ka pёrdorur mё shumё se 50 herё armёt kimike.

“Mendimi ynё ёshtё i qartё, qё duhet t’i jepet fund sundimit tё familjes Assad”, theksoi Tillerson. Rusia si njё aleate e ngushtё e Sirisё ka njё rol tё veҁantё, qё t’ia bёjё tё qartё kёtё familjes Assad”- tha Rex Tillerson. Por ai nuk e pёrcaktoi se nё ҁ’moment tё njё zgjidhjeje politike duhet tё bёhet kjo lamtumirё nga pushteti. Qendrimi i Assadit nё krye tё shtetit nuk pranohet as nё Siri dhe as nё botё. /LAPSI.AL/

Kthehu