• |
ide | kryesore

(FOTO) Afron referendumi, Erdoganin e pikturojnë si shpëtimtari i botës

Arkiva, Planet
3F3E700600000578-0-image-a-8_1492174050941-1.jpg



Teksa data e referendumit po afron, në Turqi janë publikuar disa piktura ku Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shfaqet si shpëtimtar i botës.

Më 16 Prill do të mbahet referendumi që pritet ta kthejë në ekzekutiv postin e Presidentit që Erdogan mban. Duke u vënë në krye të qeverisë, Erdogan përfiton një pushtet shumë më të madh se ky që disponon tani.

Në kuadër të kësaj date, piktura ku Erdogan shfaqet si shpëtimtar i botës fillojnë të publikohen.

Një prej veprave në ekspozitë e titulluar “Lideri i Shekullit” tregoi Erdogan-in duke përqafuar Bana Alabed, vajzën e cila rrëfeu jetën e saj brenda Aleppo-s së shkatërruar në Twitter. Imazhet e ndërtesave të shkatërruara nga bombat i rrethojnë dy personazhet.

Ndërsa foto tjetër tregon Presidentin Erdogan në formën e një fantazme që qëndron mbi det me krahët e tij drejtuar Aylan Kurdi-t, sirianit 3-vjeçar të vdekur në breg të detit, fotot e të cilit bënë xhiron e botës.

Një pikturë e tretë, tregon Erdoganin duke festuar me popullin turk në urën e Bosforit, pas rrëzimit të grushtit të shtetit të vitit të kaluar. /LAPSI.AL/