• |
ide | kryesore

Marie Le Pen e inatosur me Kishën dhe Papa Françeskun

Arkiva, Planet
gh.JPG



Kandidatja për Presidente të Francës, Marie Le Pen deklaroi se është katolike, por në të njëjtën kohë është e inatosur me Kishën dhe Papa Françeskun që përzihen kudo.

“Fakti që ai bën thirrje për mëshirë e për të mikpritur të huajt nuk më bezdis shumë. Por, nëse i kërkon shteteve europiane që të veprojnë kundër interesave të popujve të tyre, kjo quhet ndërhyrje në politikat e brendshme të këtyre vendeve, pasi ai është edhe kreu i një shteti”- tha kandidatja e Frontit Nacional për të përditshmen “La Croix”.

Pavarësisht këtyre pakënaqësive, Le Pen tha se do ta ftonte me kënaqësi Atin e Shenjtë po të zgjidhej Presidente. /LAPSI.AL/