• |
ide | kryesore

Era Istrefi performon në Coachella

Arkiva, Paparazzi
6d5aab914ed121faa0815cdfe0fe0adc.jpg



Këngëtarja Era Istrefi nuk ka të ndalur në sukseset e saj në muzikë. 

Në axhendën zyrtare të publikuar nga vetë Coachella, emri i saj nuk është mes këngëtarëve që do të performojnë.  Do të jetë Lady Gaga, Martin Garrix, Radiohead, DJ Snake dhe shumë nga artistët më të rëndësishëm të rrymave pop, dance apo indie. Sipas “Prive”, Era Istrefi do të jetë surpriza e festivalit. Ajo do të performojë në Indio të Kalifornisë të dielën e ardhshme, që është edhe dita e fundit e festivalit. Prive shkruan gjithashtu se Era do të jetë e ftuar në emisionin më të ndjekur në SHBA “Jimmy Kimmel Show” pas dy muajsh.