• |
ide | kryesore

Nicole Scherzinger ende në mendjen e Lewis Hamilton (Foto)

Arkiva, Paparazzi
IMG_7568.PNG



Piloti i Formula One Lewis Hamilton do të marrë pjesë në garën e kësaj të diele për çmimin e madh në Bahrain, por mesa duket mendja e tij është diku tjetër.

Lewis ka postuar në instagramin e tij një foto  ku shkruan se i mungojnë kohët kur ish e dashura Nicole Scherzinger i këndonte atij hitin e  Pussycat Dolls,” StickWitU”.

“Nicole më këndonte gjithmonë këtë këngë të mrekullueshme. Kohë të arta”, ka shkruar sportisti mbi foto.

I veshur në të bardha, me kapelen në kokë si gjithmonë, 32 vjeçari dukej i penduar dhe shumë nostalgjik për të shkuarën.