• |
ide | kryesore

Pranga futbollistit të Domosdovës, qëlloi me grusht arbitrin për penalltinë

Arkiva, Sport
18571_103504779671204_4899004_n.jpg

Një ditë pas dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen Tepelena-Domosdova, policia arrestoi futbollistin e Domosdovës Kristjan Lleshi, 33 vjeç, banues në Prrenjas.


Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi gjatë ndeshjes Tepelena -Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin Ardit Merdanaj.


33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Futbollisti ka goditur me grusht gjyqtarin pasi ai akordoi një penallti në favor të Tepelenës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Ardit Merdanaj nuk dëgjon më nga veshi i djathtë si pasojë e goditjes.

Kthehu