• |
ide | kryesore

Vazhdon zënka Rudina-Ledion,”I ka hypur vetja në qejf”

Arkiva, Paparazzi
20170417_135118.png



Prej javësh tashmë mes gazetares Rudina Xhunga dhe moderatorit Ledion Liço po zhvillohet një debat në rrjetet sociale. Dy personazhet nuk ia kanë kursyer akuzat dhe “fyerjet” njëri-tjetrit në lidhje me suksesin dhe dështimin. Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Dritare” në “Vizion Plus”, Rudina Xhunga” ka folur për herë të parë pas debatit që pati në distancë në rrjete sociale me moderatorin Ledion Liço. E ftuar në INTv me gazetaren Arjola Shehu, Xhunga tha se, “Ledionit i ka hyrë vetja në qejf. Megjithatë ka kohë për t’u rritur, është ende i vogël. Unë Ledionin e kam njohur në “Top Channel” kur ishte shumë i vogël, por tani rrugët janë ndarë dhe secili ka jetën e tij”. Debati mes të dyve nisi pak javë më parë, pasi Rudina shkruante në faqen e saj online “Dritare.net” shkrimin me titull, “E premtja pa shikues e “Top Channel”. Ledioni dështon me “Voice””. Ndërkohë që pas saj, Ledioni i kundërpërgjigjej, duke i thënë se Rudina ishte përcjellë nga “Top Channel” për të shkuar në “dritaren” e fundit.