• |
ide | kryesore

(VIDEO) OKB jep alarmin: 500 mijë civilë të arratisur nga lufta kundër ISIS në Mosul

Arkiva, Planet
maxresdefault.jpg



OKB ka deklaruar se rreth 500 mijë civilë irakenë janë arratisur nga Mosuli. Kjo zhvendosje masive ka ardhur për shkak të ofensivës që po zhvillohet kundër ISIS, që prej tetorit të kaluar.

Zyra për koordinimin e çështjeve humanitare ka saktësuar këtë të hënë se 493 mijë persona kanë braktisur qytetin.

Ndërkohë, rreth 500 mijë të tjerë banojnë ende në zonat perëndimore të Mosulit, nën kontrollin e ISIS. Këto zona po luftojnë me trupat qeveritare të mbështetura nga SHBA.   

Organizata e Kombeve të Bashkuara shton se rezervat me ilaçe, ushqim dhe ujë të pishëm po përfundojnë kryesisht në zonën perëndimore të qytetit, ku luftimet janë shumë më intensive krahasuar me lindjen. Forcat e koalicionit ndërkombëtar çliruan në Janar, pas disa muajsh ofensivë, zonat lindore të qytetit nga Shteti Islamik (ISIS). /LAPSI.AL/