• |
ide | kryesore

Çfarë bisedoi Putin me Erdogan pas suksesit të tij në referendum

Arkiva, Planet
5760429ac46188130f8b4568.jpg



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk Erdogan, pas suksesit të këtij të fundit në referendumin që parashikonte ndryshimet kushtetuese që e fuqizonin pozicionin e tij.

Pas presidentit amerikan, Donald Trump edhe presidenti rus Vladimir Putin, i uroi fitoren në referendum presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Putin foli me Erdogan edhe për rritjen e përpjekjeve për të normalizuar marrëdhëniet mes dy superfuqive. Sipas Reuters, liderët kanë diskutuar edhe për rëndësinë që të bashkëpunojnë për të forcuar armëpushimin në Siri. /LAPSI.AL/