• |
ide | kryesore

Prezantuesi ofendon Beckham:”S’e duroj dot”(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
e17b9562393e4728aa9f7faade7c2e73.jpg



Edhe pse videoja ku shfaqej vajza e vogël e çiftit Beckham u rrëmbeu zemrën të gjithëve atyre që e panë, duket se për gazetarin Piers Morgan nuk ka qenë kështu. Sipas ‘Daily Mail’, në programin e mëngjesit “Good Morning Britain”, ai nuk u kursye të thoshte hapur se ajo video nuk i kishte pëlqyer aspak dhe me ironi ka pyetur koleget e tij nëse së shpejti 5-vjeçarja do të nxjerrë ndonjë album.
“Jo, mos më thuaj, i kanë bërë gati të gjitha, apo jo? Do të nxjerrë një album së shpejti?”-është shprehur ai. Ndërkohë që në studio jepej videoja ku 5-vjeçarja uronte të ëmën e saj për ditëlindje, Morgan reagonte si të ishte duke parë diçka të frikshme. 

Edhe pse prezantueset e tjera që ndodheshin në studio u përpoqën t’i shpjegonin se videoja është thjesht një urim i këndshëm ditëlindjeje për Victoria-n, ai vazhdonte të mos pajtohej me këtë.”S’po e duroj dot,” u shpreh ai, i cili duket se nuk e ka herën e parë që kritikon sjelljet e fëmijëve të çiftit Beckham. Edhe më parë ai ka deklaruar se për sjelljet e tyre ai bën fajtor ambicien e tepruar të Victoria-s dhe David-it.