• |
ide | kryesore

Rituali i mëngjesit të Kyliet për sukses

Arkiva, Paparazzi
kylie-jenner.jpg



Ajo ka  krijuar perandorinë e saj në media dhe një nga linjat kozmetike më të famshme në treg nga të gjithë personazhet e famshëm të shoubizit. Ajo mund të identifikohet me shumë emra, përveçse dembele! Kylie ka dhënë kohët e fundit një intervistë ku flet për rutinën e saj të mëngjësit, e cila fillon me zgjimin e saj gjithmonë në orën tetë.

Pasi zgjohet, fillon tualetin, i cili zgjat përafërsisht 45 minuta duke përmëndur një listë të gjatë produktesh që vetëm t’i dëgjosh turbullohesh dhe nuk e kupton aspak si arrin t’i mbajë mend.

Pas grimit, vjen koha e ngrënies të mëngjesit ku përfshihet veza, orizi dhe salçiçet, frymëzuar kjo nga mëngjesi që mami i Tyga (ish të dashurit tashmë) gatuante për të.

Më pas (për shplarje), një gotë kafe me qumësht bajamesh.

Pasi mbaron mëngjesin, vjen koha e mesazheve në rrjetet sociale. Edhe kjo do kohën e vet. Një grup mesazhesh nga e ëma dhe të motrat, një ku janë të motrat dhe Scott, një tjetër ku janë të gjithë (përfshirë dhe Rob). Më pas Instagrami, më pas faqja e saj në YouTube dhe lista vazhdon…

Mëngjesi mbyllet me disa mbledhje për Kylie Cosmetics dhe dita merr rrjedhën e saj.