• |
ide | kryesore

Sherri me Albanën në Top Channel, fansat e Olti Currit i turren prezantueses

Arkiva, Paparazzi
84789898_0.png



Kur Albana Osmani ndërpreu emisionin, pas sherrit që pati me Oltin Currin në studion e “Fan Club”, ky u përmbajt. Në minutat në vazhdim nuk foli më për incidentin, por vazhdoi normalisht emisionin duke qetësuar situatën. Kjo duket se ishte arsyeja pse në sytë e publikut, peshorja e sherrit me prezantuesen e Top Channel, anoi nga blogeri i njohur. Në rrjetet sociale, si në faqen e blogerit, ashtu edhe për lajmin e incidentit, kanë vërshuar qindra komente që i dalin në krah Olti Currit.  Pavarësisht se është autor i emisionit, Olti nuk reagoi aty për aty, duke lënë në këtë mënyrë vetë publikun të vendosë për debatin.


Sherri Olti Albana ne Top Channel by lapsi-al

Siç mund ta shihni në video, Olti nuk është dakord me sjelljen aspak etike të dy banorëve Olsi dhe Ervini të cilët pështynë Damianon. Përballë këtij argumenti u vendos Albana, e cila kaloi transmetimin në publicitet. Shikoni më poshtë reagimin e fansave të “Big Brother” për sherrin. Më poshtë lexoni disa prej qindra komenteve që kanë shpërthyer në rrjetet sociale për sherrin mes Oltit dhe Albanës.