• |
ide | kryesore

Blake Lively lë pas aktrimin për një arsye të madhe

Arkiva, Paparazzi
04eb953533d938101c2146d90c158640.jpg



Edhe pse figura e saj sharmante i shkon shumë për shtat tapetit të kuq, së fundmi, Blake Lively duket se e ka lenë pas dore aktrimin për të qenë aktiviste me kohë të pjesshme.

Duket se për nënën e 2 vajzave, e cila është gjithashtu e famshme për familjen e saj të shëndetshme, shqetësimi më i madh është abuzimi me të miturit. Gjatë një eventi të organizuar nga koalicioni i mbrojtjes së fëmijëve, ajo dha gjithë mbështetjen e saj rreth kësaj çështjeje. Sipas ‘Daily Mail’, ndër të tjera ajo foli për abuzimin që bëhet me fëmijët nga pornografia, fenomen i cili po bëhet më shumë se shqetësues ditë pas dite. 

“Ka miliona foto fëmijësh që qarkullojnë çdo ditë për t’u përdorur nga maniakët. Është më shumë se shqetësuese, aq më tepër kur mendon se shumica e të tillë grabitqarëve janë vetë prindër.”-tha ylli i Gossip Girl. Ajo është shprehur se të gjithë mund të shpëtojmë një jetë të mituri duke identifikuar sa më shpejt të tillë njerëzish.