"/> Franca akuzon Assad për sulmin kimik: Kemi prova se Damasku është përgjegjës - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Franca akuzon Assad për sulmin kimik: Kemi prova se Damasku është përgjegjës

Arkiva, Planet
170404142213-04-idlib-chemical-attack-0404-exlarge-169.jpg



 

Ministri i Jashtëm francez, Jean Marc Ayrault premton se do të nxjerrë prova që implikojnë direkt regjimin sirian në sulmin me armë kimike të 4 Prillit, ku mbetën të vdekur 87 civilë.

“Franca ka elementë që do të na mundësojnë të tregojmë se regjimi sirian ka përdorur shkencërisht armë kimike. Për pak ditë do të mund të tregojmë provat”- deklaroi ministri i Jashtëm francez.

Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar se sulmi me armë kimike është “100 për qind një farsë”, dhe se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara. Ai ka kujtuar një marrëveshje të 2013-ës, sipas të cilës Siria do të hiqte dorë përfundimisht nga armët kimike.

Krah Assad është vendosur vetëm Vladimir Putin. Presidenti rus kërkoi hetim ndërkombëtar për sulmin kimik dhe akuzoi SHBA-të se sulmi i tyre me rraketa “Tomahaëk” ishe i nxituar. Putin deklaroi se pas këtij sulmi marrëdhëniet me SHBA-në janë ftohur edhe më tej. /LAPSI.AL/