• |
ide | kryesore

Këto janë emrat e 10 tradhëtarëve më të mëdhenj në historinë e njerëzimit!

Arkiva, Planet
Caravaggio_-_Taking_of_Christ_-_Dublin-1240x954.jpg



Ne të gjithë në jetën tonë kemi kemi hasur një tradhëtar apo kemi dëgjuar të filtet nga dikush tjetër se si e ka tradhetuar një mik, bashkëshorti apo bashkëshotja. Por historia e njerëzimit ka njohur shumë tradhëti dhe tradhëtarë.

Në kohë të ndryshme të historisë njihen edhe tradhëti të shkaktuara ndaj personaliteteve dhe udhëheqësve të ndryshëm.

Më poshtë po listojmë dhjetë tradhëtarët që janë cilësur më të këqinj e historisë.

JUDA ISCARIOTI (SHEKULLI I)

Simbol i përsosur i tradhëtisë

Sipas ungjijve ishte apostulli që dorëzoi Jezusin për 30 denarë.

 MARCO GIUNIO BRUTI (85-42 para Krishtit)

Ishte një prej vrasësve të Jul Çezarit, që luftëtari romak e kishte adoptuar dhe e konsideronte një njeriun e tij besnik.

DONA MARINA (1501-1529)

E quajtur edhe La Malinche, Dona Marina ishte dashnorja dhe përkthyesja e luftëtarit spanjoll Hernan Cortes. U zbuloi spanjollëve zakonet e popullit të saj, duke zhvilluar një shërbim spiunazhi.

 BENEDICT ARNOLD (1741-1801)

Eshtë një prej personazheve më kontroversë të historisë amerikane. Ishte një gjeneral që gjatë Luftës për pavarësi, pasi kish mbështetur ushtrinë amerikane, kaloi në krahun e anglezëve.

 PHILIPPE PÉTAIN (1856-1951)

Marshalli francez, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vu në krye të shtetit të Vichy-së, qeverisë kolaboracioniste aleate e nazistëve, që kishin pushtuar Francën.

 ALQIBIADHI (450-404 A.C.)

Gjatë Luftës së Peloponezit ndryshoi disa herë partinë e tij politike: në Athinën ku lindi, u angazhua në organizimin e ekspeditës athinase në Siçili, por më pas kaloi me Spartën, që më pas e tradhëtoi.

 IVA IKUKO TOGURI D’AQUINO (1916-2006)

E quajtur edhe Trëndafili i Tokios, e lindur në Los Angeles gjatë Luftës së Dytë Botërore, në radio mbështeti Japoninë, për të demoralizuar amerikanët, bashkatdhetarët e vet.

GUY FAEKES (1570-1606)

Tradhëtoi Anglinë protestante, duke iu bashkuar spanjollëve në tentativën e dështuar për të vrarë mbretin Xhejms dhe rikthyer një mbret katolik.

 SIDNEY REILLY (1870-1925)

Hebre rus, u bë një prej spiunëve më të mëdhenj në shërbim të britanikëve. Mes misioneve të tij ishin infiltrimi në shtabin gjerman në vitin 1917.

 EFIALTI I TRAKISE (Shek VI – 480 para Krishtit)

Bari nga Thesalia, në vitin 480 para Krishtit tradhëtoi spartanët e Leonidhës, duke i zbuluar mbretit pers Kserksit, se si të sulmojë prapa shpine luftëtarët e Leonidhës.