• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori turk

Arkiva, Paparazzi
aktor-780x439.jpg



Aktori Bulent Kayabasi ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.Kinematografi turk ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:05 në spitalin e Stambollit, “Florance Nightingale”.

‘Babai im ka vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë prej vitit 2010 ndërsa së fundi ishte për trajtim në spital ndërsa ndërroi jetë sot në mëngjes”, tha djali i aktorit Umit Kayabas.Trupi i pajetë i aktorit do të pushojë i qetë në varrezat e qytetit turk të Stambollit. Aktori ka luajtur përkrah shumë yjeve të filmit duke përfshirë ‘mbretin’ e komedisë turke Kemal Sunal.