• |
ide | kryesore

Nicky Minaj sjell bashkëpunimin e shumëpritur(VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
nicki_1492625624-2975563 (1).jpg



Këngëtarja e njohur amerikane, Nicki Minaj ka publikuar videoklipin e këngës “No Frauds” në bashkëpunim me Drake e Lil Wayne.

Nicki shfaqet në këtë videoklip së pari e ulur në një fron si një mbretëreshë, dhe më pas shfaqet para Big Benit në Londër, për të vazhduar me sekuencat në një klub nate me Drake, transmeton Koha.net. Kurse në fron shihet së bashku edhe me Lil Wayne. “Mbretëresha e repit” ka thënë se ky është videoklipi i parë i albumit të saj të katërt, ndërsa ka sqaruar se videoklipi është xhiruar në disa lokacione pasi Lil Wayne nuk është lejuar në Britani të Madhe, shkruan The Fader.