• |
ide | kryesore

Caitlyn Jenner nxjerr sekretet e familjes,trembet Kris”Më ka nxjerrë si kur*vë”

Arkiva, Paparazzi
15b224b3c97bd6b33b3c321746cd1d52_L.jpg



Caitlyn Jenner do të publikojë kujtimet e saj në një libër të titulluar “Sekretet e Jetës Sime”, i cili do të dalë në treg gjatë pranverës.

Por ndërkohë që publiku i etur për thashetheme mund të jetë duke pritur me padurim botimin, familja Kardashian nuk duket dhe aq e kënaqur. Në një klip ngacmues për episodin e kësaj jave të Keeping Up with the Kardashians, matriarkja Kris Jenner i tregon vajzave Kim dhe Khloe se si ndjehet e keqpërfaqësuar nga ish bashkëshorti i saj. “E lexova dhe e vetmja gjë e mirë që kishte për të thënë për mua ishte se isha shumë e mirë dhe sociale në një festë dikur. Asgjë nga këto nuk ka kuptim pasi gjithçka që ajo thotë është e trilluar. Pse e gjitha kjo duhet të ndërtohet sikur unë jam një kurvë dhe një debile?” ishin fjalët e Kris Jenner.