• |
ide | kryesore

Eva Longoria mohon shtatzaninë: Është një top djathi në barkun tim (Foto)

Arkiva, Paparazzi
FAMEFLYNET-Exclusive-Eva-Longoria-And-Jose-Baston-Enjoy-A-Day-On-The-Beach-In-Hawaii.jpg



Pas lajmeve për një shtatëzani të mundshme, Eva Longoria e ka mohuar këtë lajm.

Përmes një video në Snapchat ajo i bën me dije fansat se ushqimi i tepërt ka bërë që barku i saj të fryhet.

“Pashë disa foto të vetes time me vërtetë e shëndoshë në një varkë. Dua të them që gjithçka që bëra ishte se hëngra djathë”, është shprehur ajo.

Longoria është në një mardhënie prej gati një vit me Jose Baston ku u spekulua se presin fëmijën e tyre të parë, por mesa duket nuk qënka e vërtet.

“Të gjithë po thonë se jam shtatzënë por nuk jam, thjesht jam intolerante ndaj laktozës. Më duhet ta them këtë sepse e gjithë familja ime po më telefonojnë e po më pyesin nëse jam shtatzënë. Po, duket sikur jam shtatzënë, por ishte thjesht faji i djathit, një top djathi në stomakun tim”, ka thënë Eva duke ecur në plazh.