• |
ide | kryesore

I burgosur për pedofili, futbollisti shprehet “Nuk ndihem në faj”

Arkiva, Paparazzi
_88382985_88382980.jpg



Një nga ish-yjet e futbollit anglez, Adam Johnson, qëndron i burgosur që prej 1 viti për shkak të skandalit seksual me një nga fanset e tij. I dënuar me 6 vite burg, duket se 29-vjeçari nuk pendohet aspak për abuzimin e kryer ndaj të miturës.

Tek diskutonin rastin e tij, Johnson, i cili është gjithashtu baba i një vajze, në një moment është shprehur se jo vetëm nuk ndihet fajtor për aktin, por është penduar që nuk e ka përdhunuar 15- vjeçaren duke qenë se sipas tij, e dënuan padrejtësisht me 6 vite burg.Ai u ka rrëfyer shokëve të qelisë se ditët e tij të arta në futbollin e Anglisë kanë përfunduar, pasi askush nuk do t’i japë një shans të dytë pas kësaj.Futbollisti pohon vazhdimisht se fakti që e ka lënë vajzën me pasoja psikologjike e bën atë të ndihet mirë.