• |
ide | kryesore

Luana tregon vendimin që ka marrë pas ngjarjes me fansin e fiksuar (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
maxresdefault.jpg



Pasi kaloi një periudhë vërtet të vështirë me fansin e fiksuar pas saj prej 8 muajsh, Luana Vjollca ka marrë një vendim.

Këngëtarja e ka kuptuar çelësin e një jetë të qetë dhe ka vendosur që të qëndrojë sa më larg rrjeteve sociale. Të njëjtën gjë ka bërë edhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj i cili edhe ka larguar shumë nga ndjekësit  në Instagram.

Për Luanën do të jetë pak më e vështirë që të mbajë distancë për një kohë të gjatë me fansat. Megjithatë  duke marrë parasysh ngjarjen e fundit e cila mund të përfundonte keq  pasi fansi i saj, 32 vjeçari  Besmir Lila ishte i armatosur, e ka të nevojshme këtë distancim nga rrjetet sociale.