• |
ide | kryesore

Klaudia Pepa braktis baletin,prezantuese në Itali(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Klaudia-Pepa-Ballo1.jpg



Klaudia numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, të cilët duan të jenë të përditësuar hap pas hapi me veprimtaritë e fundit në karrierën e saj, dhe ajo e bën më së miri këtë.

Një foto e postuar dje në profilin e Klaudias dhe mbi të gjitha komenti i saj pyetës “Çfarë mendoni nëse unë do prezantoja një program televiziv?”, ka nxitur publikun të mendojë nëse balerina do të angazhohet në një projekt jashtë baletit. Tirana Post ka kontaktuar Klaudia Pepën e cila ka konfirmuar që në muajt qershor-korrik do të prezantojë një program muzikor në Sky Uno, një platformë televizive italiane dhe sigurisht që është shumë e lumtur për këtë.