• |
ide | kryesore

VIDEO/ Messi SHOW, Real KO! Detajet e një “El Clasico” të çmendur

Arkiva, Sport
GettyImages-671969594-e1492980202919-780x439.jpg



“Klasikja” e Spanjës ishte fantastike. Ajo e luajtura këtë të diel në “Santiago Bernabeu” dhuroi gjithçka: gola, spektakël dhe dëshirë për të fituar. Në fund triumfuese doli Barcelona dhe për këtë vendosi Lionel Messi. Dëshpërimi i Cristiano Ronaldos, është pasqyra e çdo tifozi të Real Madrid në këto momente. Protagonistët e pjesës së parë padyshim që ishin Casemiro dhe Lionel Messi. Çdo gjë filloi me ndërhyrjen e brazilianit në argjentinasit në minutën e 11-të dhe me kartonin e parë u nxeh dhe atmosfera.

Në minutën e 28-shënoi Casemiro, por epërsia e Los Blancos zgjati vetëm 5 minuta, pasi Lionel Messi gjeti rrugën e golit të barazimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. E dyta filloi me shumë raste, por pa finalizim.

Në minutën e 73-të Ivan Rakitic shënoi një gol të bukur më të majtën nga jashtë zona e rreptësisë. Por, në minutën e 77-të Reali mbeti pa një lojtar pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje ndaj Messi-t.

Kur të gjithë menduan se Barcelona do dilte fitimtare nga ky takim në lojë u fut James Rodriguez (82’), i cili pas 3 minutash shënoi golin e barazimit 2-2. Për ta bërë këtë sfidë të paharrueshme mendoi Lionel Messi, i cili është gjithmonë aty ku duhet për të bërë gjënë që duhet në momentin e duhur.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e parë me 75 pikë me pikë të barabarta me Realin, por me një ndeshje më shumë.