• |
ide | kryesore

Zajmina flet hapur për shtatzaninë e saj (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
zajmina-vasjari_1479299826-9827810.jpg



Një foto e publikuar në rrjetet sociale nxiti dyshimet se këngëtarja Zajmina Vasjari ishte shtatzënë.

E në fakt, Zajmi, siç e thërrasin miqtë, publikoi Pokahontas shtatzënë, ndërsa menjëherë më pas e fshiu, pa dhënë asnjë shpjegim. Edhe pse lajmet për shtatzëninë e saj pushtuan rrjetin, Zajmina nuk u prononcua për këtë. Megjithatë, në emisionin “Thumb” këngëtarja nuk ka arritur t’i shpëtoj pyetjes.“E fshiva foton se filluan telefonatat: Do të bëhem teze? Do të bëhem gjyshe? Do të bëhem stërgjyshe? Lajmi doli direkt, u shpërnda gjithandej!”, ka thënë Zajmina, ndërsa për pyetjen nëse është apo jo në pritje të një fëmije këngëtarja duke prekur zonën e barkut tha, “Jo, nuk është e vërtetë”. Ajo shpjegoi se, “Unë nxora Pokahontasin shtatzënë sepse s’e kisha parë ndonjëherë. Ngacmova pak njerëzit”.