• |
ide | kryesore

Bebe Rexha këndon live në një dasëm shqiptare (Video)

Arkiva, Paparazzi
bebe.png



Këngëtarja Bebe Rexha nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj shqiptare, madje ajo ka treguar gjithmonë se është vajza e një emigranti nga Shqipëria.

Shpesh e kemi parë Beben të këndojë edhe në shqip, këngë tradicionale për fansat shqiptarë që e mbështesin bukuroshen.

Së fundmi ajo ka qenë në një dasmë shqiptare ku ka kënduar hitin e saj “In the name of love” për çiftin që po martohej.

Nusja e veshur me fustanin e nusërisë dhe dhëndri me kostumin e dhëndërisë, të dy të përqafuar, kanë shijuar këngën e Bebe Rexhës gjatë dasmës së tyre.

Të gjithë të ftuarit janë ngritur në këmbë, duke fotografuar këtë moment të bukur të çiftit të dashuruar.

Më pas siç e do tradita çiftit i kanë hedhur para.

Mesa duket Bebe nuk e ka kompleksin që të mos këndojë në dasma edhe pse është pjesë e koncerteve dhe skenave më të mëdha.