• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush është bukuroshja që u shfaq në krah të Bashës në protestë

Arkiva, Pikante
ajshe11-1024x768.jpg



Opozita zhvilloi një protestë 60-minutëshe këtë të hënë në disa nga kryqëzimet kryesore të rrugëve të vendit. Në njërën prej tyre qëndroi edhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një vajzë sexy që u ul në shesh në krah të kreut të opozitës. Ajo quhet Ajshe Isha, studente në vitin e tretë për drejtësi. Aktivistja e FRPD-së mori vëmendjen e shumë portaleve online.

“Nuk e di pse sot të gjitha mediat u morën me pjesën time vizive. Unë mendoj që një protestë ka nevojë për rini që do ta mbështesin jo vetëm këtë protestë, por çdo lëvizje tjetër që Lulzim Basha do të ndërmarrë” – është shprehur vajza në rrjetet sociale.  

Isha është edhe antare e Këshillit Kombëtar të FRPD, që prej një viti e gjysmë.